Header

Rregullat për koronavirus, Ministria e Shëndetësisë tregon gjobat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në një deklaratë për shtyp ku tregon masat që janë vendosur nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

“Ka ende jo pak qytetarë që i sfidojnë rekomandojnë. Nuk është akt shqiptar se e bëjnë të gjithë vendet demokratike. Kjo është cfarë të korrësh sot, do të mbjellësh nesër. Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e duhur ndaj vetes dhe familjes, shmangien e ambienteve publike, baret e restoreantet që kanë qenë të populluara, edhe pas thirrjes nga ana jonë.

Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër të mos tregojmë pasojat që sot mund ti shmangim. A i duam aq sa themi fëmijët, të moshuarit? Atëherë ta tregojmë. Prioriteti për shëndetin e qytetarëve është në majë, ndaj duke kërkuar mirëkuptim, këtë betejë e përballojmë vetëm nëse e sfidojmë të gjithë se bashku”, tha Manastirliu.

Masat që janë ndërmarrë:

1-Mbyllje deri në një njoftim të dytë të bareve dhe restoranteve në Durrës, Tiranë.

2-Gjobë 5 mijë euro për qytetarët që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim.

3-Caktimin e një gjobe 20 mln lekë të vjetra për baret, restorantet e klubet për tu mbyllur deri në një moment të dytë.

4-Vendosja e distancës së sigurisë mes punonjësve prej 1.5 metra që nuk mbyllet për arsye të zhvillimit ekonomik.

5-Reduktimi në maksimum të personelit të call center. Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve për veten, familjen dhe familjet e punonjësve tuaj.

Në përfundim të fjalës së saj, Manastirliu tha se do të shmangen konferencat me gazetarë e kameramanë dhe ia sugjeroi të gjithëve këtë. Komunikimet e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhen në mënyrë virtuale

You may also like ...