Sezoni i katërt i “La Casa De Papel” do të dalë në Netflix më 3 prill.
La Casa de Papel është një ndër prodhimet më të suksesshme jo në anglisht në Netflix dhe një nga serialet me më shumë shikime në platformë. I gjithë subjekti i serialit ndërtohet përmes planit të një burri misterioz, i njohur si Profesori.
Në trailerin e publikuar së fundmi, vihet re tensioni që përshkon gjithë ngjarjet. Duket se Nairobi ka pak mundësi për të jetuar ndërsa Raquel-ës i ushtrohet presion që të bashkëpunojë me policinë.