Gjatë shfaqjes shpërthyese të pjesës së parë të Usher në Super Bowl të dielën mbrëma, këngëtari solli një grup të ftuarish surprizë, duke përfshirë Alicia Keys, H.E.R., Ludacris, Lil John, William, por ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e këngëtarit Justin Biber.
Duke qenë se dyshja kanë bashkëpunuar në të kaluarën, por edhe janë miq të ngushtë kishte një pritshmëri të madhe që artisti do të ishte në skenë.
Media rozë Page Six shkruan se Usher e ka ftuar Justin të përformojë së bashku me të, por ka qënë ky i fundit që ka refuzuar.
Pak para fillimit të spektaklit të pjesës së parë, Bieber u fotografua në tribuna, i ulur me gruan e tij, Hailey Bieber. Ai nuk shpjegoi pse nuk u bashkua në rrjetet sociale.
“Nuk ka hatërmbetje mes Usher dhe Justin, por ai thjesht nuk ishte i gatshëm për këtë, thjesht nuk e ndjente të shkonte”, thotë një burim për këtë media.
Usher bëri çmos për të bindur Bieber të ishte prezent, por në vend të kësaj 29-vjeçari preferoi ta ndiqte Super Bowl nga tribuna.
Këngëtari e ndihmoi të riun të arrinte famën botërore në moshën 13-vjeçare pasi ai u zbulua nga manjati i muzikës Scooter Braun dhe dyshja realizuan duetin “Somebody to Love” në 2010.
- Sylvester Stallon, sa i pasur është aktori dhe sa fitoi me filmat e tij?
- Tom Cruise zyrtarisht në lidhje me modelen rusen 25 vite më të re