Në mes të hallit që ka zënë të gjithë, kur njerëzit janë mbyllur në shtëpi dhe shpesh nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e fëmijëve, apo biznesi u është mbyllur, Rama deklaroi në median italiane se vite më parë është arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundërshtuar një punonjës policie”.
Kështu thotë ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili deklaron se ka një problem të madh me këtë deklarim, duke thënë se Rama është arrestuar nga policia.
Zyrtari demokrat thotë se Kryeministri nuk e ka deklaruar këtë arrestim në formularin e Dekriminalizimit dhe nënvizon se në rast mosdeklarimi, ligji dikton se ai humbet të gjitha funksionet publike, edhe si deputet edhe si Kryeministër.
“Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumicë të cilësuar nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie. Sa për t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputetë janë larguar nga parlamenti për kaq gjë. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin”, shkruan Bylykbashi. Ai përmend emrat e Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës, dy deputetët që humbën mandatin për shkelje të ngjashme.
Ai i kërkon Kryeministrit që të sqarojë urgjentisht nëse ka gënjyer për propagandë se është arrestuar ne Bolonja pasi kundërshtoi një punonjës policie ose në të kundërt institucionet duhet të nisin menjëherë procedurën e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit “për mosdeklarim në formularin e Dekriminalizimit të arrestimit nga policia”