Header

Olta dhe Luizi në një film së bashku, zbulohen rolet

Marrëdhënia e tyre në “Big Brother VIP” ishte dashuri-urrejtje, por një gjë është e sigurt: kimia nuk mungonte.

Po flasim për Luizin dhe Oltën që krijuan një rivalitet të madh në format e në fund treguan se gëzojnë respect dhe vlerësim për njëri-tjetrin.

Por raporti i tyre do vijojë edhe jashtë. Jo vetëm miqësor por edhe me projekte. Olta tha në “Post Big Brother VIP” se ka projekte e bashkëpunim me fituesin e reality-shoët që do i sjellë por nuk zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.

Sipas, Kryefjala.com ata do luajnë në një film, pjesë e të cilit do jenë edhe banorë të tjerë të “Big Brother”. Po e nëjta media ka zbuluar se në film Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.

You may also like ...