Header

OBSH: Mënyrat se si NUK transmetohet virusi

Moti i ftohtë dhe dëbora NUK e vrasin coronavirusin e ri

Nuk ka arsye për të besuar se moti i ftohtë vret coronavirusin e ri apo sëmundje të tjera. Temperatura normale e trupit qëndron nga 36.5°C deri në 37°C, pavarësisht temperaturës së jashtme apo motit. Mënyra më efikase për të mbrojtur veten kundër coronavirusit është larja e shpeshtë e duarve, përmes produkteve sanitare që kanë alkool apo thjesht me ujë dhe sapun.

Dushi i nxehtë NUK e parandalon virusin

Të bësh një dush me ujë të nxehtë nuk do iu ndihmojë me COVID-19. Në fakt, dushi i nxehtë mund të jetë i dëmshëm pasi mund të digjeni. Mënyra më efikase për të mbrojtur veten kundër coronavirusit është larja e shpeshtë e duarve, kësisoj ju mund të eliminoni bakteret që keni nëpër duar dhe të shmangni infeksionet që përhapen përmes prekjes së syve, gojës dhe hundës.

Coronavirusi i ri NUK transmetohet përmes mallrave të prodhuara në Kinë apo në cilindo shtet që ka raportuar raste

Edhe pse coronavirusi i ri mund të qëndrojë mbi sipërfaqe për disa orë, madje edhe për disa ditë (në varësi të materialit të sipërfaqes), nuk ka të ngjarë që virusi mbijeton pasi është lëvizur, nëse ka udhëtuar apo nëse ka qenë ekspozuar ndaj temperaturave dhe kushteve të ndryshme. Nëse mendoni se një sipërfaqe është infektuar, përdorni lëndë dezinfektuese për ta pastruar.

Sa efektivë janë skanerët termal në pikasjen e personave të infektuar me coronavirusin e ri?

Skanerët termal janë efikase për të pikasur personat që mund të shfaqin temperaturë për shkak të infeksionit nga coronavirusi i ri.

Megjithatë, ato nuk mund të dallojnë personat që janë të infektuar por që nuk shfaqin simptoma, si për shembull temperatura e lartë. Kjo ndodh pasi duhen nga 2 deri në 10 ditë përpara se personat e infektuar të fillojnë të shfaqin simptoma.

Spërkatja e trupit me alkool ose klor NUK ndihmon

Jo, spërkatja e trupit me alkool ose klor nuk e vret virusin në rast se jeni infektuar. Spërkatja me substanca të tilla mund të jetë e dëmshme për membranat mykotike (sytë, goja). Alkooli dhe klori mund të ndihmojnë për të dezinfektuar sipërfaqet, por ato duhet të përdoren sipas udhëzimeve të duhura.

Vaksinat e pneumonisë NUK mbrojnë kundër coronavirusit

Virusi është kaq i ri dhe i ndryshëm nga të tjerët sa ka nevojë të krijohet një vaksinë e posaçme për të.

Shpëlarja e hundëve me ujë të kripur NUK shmang infeksionin

Jo, nuk ka fakte se shpëlarja e rregullt e hundëve me ujë të kripur mund të mbrojë nga infeksioni prej coronavirusit të ri.

Ka disa sugjerime që shpëlarja e hundës me ujë të kripur mund të ndihmojë të shëroheni nga gripi i zakonshëm, por nuk ka prova se mund të parandalojë infeksionet e rrugëve respiratore.

Ngrënia e hudhrës NUK mbron nga COVID-19

Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike. Megjithatë, nuk ka fakte se ngrënia e hudhrës mund t’ju mbrojë nga coronavirusi.

A prek coronavirus vetëm të moshuarit, apo edhe të rinjtë janë të rrezikuar?

Persona të së gjitha moshave mund të infektohen me coronavirus. Të moshuarit dhe njerëzit që kanë pasur sëmundje të mëparshme, si për shembull astma, diabeti, sëmundjet e zemrës janë më të rrezikuar. OBSH këshillon njerëz të gjithë moshave që të marrin hapat e duhura për tu mbrojtur nga virusi.

Antibiotikët NUK janë efektivë për të trajtuar coronavirusin

Antibiotikët veprojnë vetëm kundër baktereve ndërsa coronavirusi është virus, kështu që antibiotikët nuk duhet të përdoren si mjet parandalimi ose si kurë.

You may also like ...