Dita e mësuesit nuk ka mbetur pa u festuar në Itali nga nxënësit dhe mësuesit shiptarë, ndonëse një pjesë e madhe e shkollave në zonën e kuqe janë mbyllur prej koronavirusit.
Këto imazhe tregojnë më së miri se si nxënësit përsëndesin mësuesin e tyre që ndodhet në karantinë në fshatin San Fiorano.
Sipas nënës së një nxënësi që realizoi imazhet, fëmijët nuk donin që mësuesi i tyre të ndihej i vetmuar. Ata nuk donin që ta braktisnin.
Të gjashtë në radhë, ata e përshëndesin nga larg. Ai është përballë tyre dhe shijon moment gëzimi në këto ditë karantine.
Ndoshta fëmijët i shijojnë këto ditë pushimi, por nuk harrojnë të falenderojnë personin që i drejton gjatë të gjithë vitit. Këtë e vërtetojnë më së miri nxënësit që mposhtën koronavirusin vetëm për të uruar Ditën e Mësuesit.