Header

Momenti viral mes Selena Gomez dhe Taylor Swift në Golden Globe

Fansat po vdesin të dinë se për çfarë po bisedonin Taylor Swift dhe Selena Gomez gjatë Golden Globes 2024.

Dy shoqet e ngushta, Selena Gomez dhe Taylor Swift u dukën shumë të afërta, me përqafime e duke “pëshpëritur” në vesh të njëra-tjetrës.

Edhe pse nuk pati një moment të përbashkët mes tyre në tapetin e kuq të “Golden Globe”, dy artistet, shoqe të ngushta që prej vitit 2008, sigurisht u takuan gjatë ceremonisë teksa nuk iu shpëtuan syrit të kamerave.

Një moment kur Selena Gomez i afrohet shoqes së saj të ngushtë Taylor Swift gjatë mbrëmjes, u bë viral në mediat e huaja. Thuhet se Selena i komunikoi Taylor se kishte dashur të bënte një foto me aktorin Timothee Chalamet, por nuk u bë e mundur pasi Kylie Jenner e pengoi. Kjo e fundit është aktualisht në një lidhje me aktorin dhe nuk dihet përse ka ndërhyrë në një gjë të tillë. Taylor e pyet: Me Timothee? Ndërsa këngëtarja i tund kokën duke pohuar. Të dyja shihen duke u habitur me këtë gjë.

 

You may also like ...