Header

Miliarderi Elon Musk zbulon se përdor ketaminë!

Manjati i teknologjisë, Elon Musk, ka folur për përballjen e tij me depresionin, duke zbuluar se ai përdor ketaminë për të dalë nga një “gjendje negative mendore”. Kritikët e Musk e kanë akuzuar prej kohësh për abuzim me lëndë narkotike.

Në një intervistë të transmetuar në X (ish-Twitter) të hënën, Musk u pyet nëse do të konsumonte ndonjëherë drogë ose alkool. Ai mohoi të kishte marrë ndonjëherë substanca rekreative si kanabisi ose kokaina, me përjashtim të një rasti ku provoi kanabis me prezantuesin Joe Rogan në 2018-n.

Megjithatë ai u shpreh se mjekët e tij i kanë dhënë ketaminë, e cila është një substancë e kontrolluar në SHBA.

“Ka raste kur kam një lloj… gjendje negative në trurin tim, si depresioni mendoj… depresioni që nuk është i lidhur me ndonjë lajm negativ, dhe ketamina është e dobishme për të nxjerrë një person nga këto korniza negative”, tha Musk.

You may also like ...