Header

Mes betejës me sëmundjen, Celine Dion bën daljen e parë publike

Celine Dion është shfaqur së fundmi në publik pas një mungese shumë të gjatë. Ylli i muzikës që aktualisht po lufton me sindromën stiff, u shfaq në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada.

55-vjeçarja shihet në publik për herë të parë pas tre vite e gjysmë. Në pamjet e publikuara në internet, Dion dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa përshëndeste lojtarët dhe fansat në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

“Një vizitë e shkëlqyer në lojën tonë në Vegas ditën e djeshme”, shkroi zëvendëspresidentja e Montrealit krahas një videoje të publikuar në Instagramin e saj. Celine shoqërohej nga djali i saj 22-vjeçar René-Charles dhe binjakët 13-vjeçarë Nelson dhe Eddy.

Singer Celine Dion makes her first appearance in over three years in Las  Vegas amid battle

Celine Dion apareció en público por primera vez en 3 años tras ser  diagnosticada con el síndrome de la persona rígida - AlbertoNews -  Periodismo sin censura

 

Kujtojmë që ‘sindroma e personit të ngurtë’ nga e cila vuan këngëtarja është një çrregullim neurologjik progresiv që shkakton ngurtësimin e muskujve të bustit, krahëve dhe këmbëve dhe dëmton lëvizshmërinë.

Sëmundja e bëri atë të anulonte turneun e saj në 2022 pas diagnozës së saj. “Kam një kohë të gjatë që kam probleme me shëndetin”, ka thënë ajo në një postim në rrjetet sociale. “Dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një sindromë shumë të rrallë neurologjike, e cila prek rreth një në një milion njerëz

You may also like ...