Moderatorja e njohur Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë.
Vajza e tyre ka ardhur në jetë një më parë dhe mami Kiara dhe babai Luizi nuk kanë nguruar ta ndajnë lumturinë e tyre edhe në mediat sociale.
Së fundmi ata kanë zbuluar portretin e bukur të vajzës së tyre me anë të një video shumë të bukur që kanë realizuar.
“Luna Mari Ejlli ju falënderon secilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.
Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” Albania dhe prej më shumë se një viti po shijojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila sot është më e fortë se kurrë, pasi ata tashmë ata janë një familje prej 3 anëtarësh.
- Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza
- Selena Gomez pranon se është gati të bëhet mama: Kam dashur të birësoj një fëmijë