Header

Këndoi shqip në “American Idol”, Kimi vendos të largohet papritur nga gara

AMERICAN IDOL Ð Ò703 (Auditions)Ó Talented hopefuls inch one step closer to Hollywood stardom as they audition for judges Luke Bryan, Katy Perry and Lionel Richie. Ryan Seacrest hosts. Meanwhile, viewers glimpse into the judgesÕ own beginnings with memorable trips to their hometowns. SUNDAY, MARCH 3 (8:00-10:01 p.m. EST), on ABC. (Disney/Eric McCandless) KIMI

Me pjesëmarrjen në ‘American Idol’, i riu nga Kosova, Kim, bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

Ai kaloi fazën e parë për të shkuar në të dytën, në Hollywood, duke i mahnitur të gjithë me zërin dhe historinë e tij.

Por, tani artisti shqiptar është tërhequr nga gara, me dëshirën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

‘Dua t’ju njoftoj the gjithëve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni të më mbështetni pasi ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur’.

You may also like ...