Header

Kate Middleton u shantazhua nga një i panjohur për të treguar se kishte kancer?!

Më 22 mars, Kate Middleton i njoftoi botës se po lufton kancerin. Një njoftim, i cili erdhi pas një lum thashethemesh për shëndetin e saj, megjithatë sipas britanikëve duket se ka pasur shantazh ndaj princeshës së Uellsit.

Sipas Daily Mail dhe gazetarit Ephraim Hardcastle, Princesha e Uellsit dhe Pallati Kensington morën kërcënime nga një person i panjohur, i cili i paralajmëroi se brenda orëve të ardhshme do të publikonte dosjen mjekësore të Kate.

Publikimi nuk përmend, megjithatë, nuk dihet nëse informacioni ka rrjedhur nga Klinika e Londrës, ku ishte Kate, apo nga dikush i afërt i saj.

Është e paqartë nëse rrjedhja erdhi nga brenda Klinikës së Londrës, ku princesha iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, apo diku tjetër.

Pas javësh spekulimesh të furishme në rrjetet sociale për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate postoi video-mesazhin e sinqertë pak më shumë se një javë më parë, duke konfirmuar se ajo po i nënshtrohet kimioterapisë për kancerin

You may also like ...