Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është tema e momentit në mediat rozë.
Edhe pse çifti ka zgjedhur t’i mohojë këto lajme duke bërë dalje ku shihen edhe të lumtur, së fundmi mediat e huaja thonë se ata janë drejt divorcit.
Ndërkohë, ish-gruaja e aktorit, Jennifer Garner thuhet se po “inkurajon” ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck që të “shpëtojë martesën e tij” me Jennifer Lopez, mes thashethemeve për divorcin e tyre.
“Ajo e mbështet plotësisht marrëdhënien e tyre dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se ai të jetë i lumtur”, tha një burim për ‘Us Weekly Tuesday’.
Tabloidi britanik Daily Mail thotë se Lopez dhe Garner kanë frikë se aktori mund t’i kthehet sërish varësisë ndaj alkoolit.
Lopez i beson Garnerit për atë që po ndodh sepse ajo e di se është një nga të vetmit njerëz që do të kuptonte se çfarë po kalon, tha një burim i afërt pranë këngëtares për DailyMail.
Thuhet se Garner dëshiron të ndihmojë në shpëtimin e martesës pasi mendon se Lopez është shumë e rëndësishme në jetën e ish-bashkëshortit të saj.
Affleck më parë nuk e ka fshehur faktin se si ndikoi alkooli tek martesa e tij 13-vjeçare me Garner e cila përfundoi në vitin 2018 për shkak të problemeve të shumta.
- Ngjashmëri “e frikshme”/ Timothée nderohet me skulpturë prej dylli
- “Mosmirënjohja…”, kënga e re e Bes Kallakut thumb për Xhensilën?