Header

Iggy Azalea anulon koncertin pas incidentit live

Iggy Azalea pretendon se u detyrua të ndërpresë koncertin e saj në Arabinë Saudite pasi pësoi një incident gjatë performancës të së premtes mbrëma.

“Arabia Saudite… Wasssssss… ndoshta vendi më i keq i mundshëm për të grisur pantallonat e mia dhe për fat të keq nuk më lejuan ta përfundoja shfaqjen”, tha reperja.

33 vjeçarja ndau një postim në rrjete sociale përfshirë edhe momentin kur iu grisën pantallonat.

Teksa shpjegoi arsyen e anulimit të saj, ajo iu drejtua fansave: “Ju dua djema, kjo nuk ishte ajo që kisha menduar për shfaqjen, por është një kujtim që do ta kem përgjithmonë dhe në fund më tregoi se sa të sjellshëm, të dashur dhe përkrahës mund të jenë njerëzit ndërsa ju po kaloj një moment kaq të sikletshëm”

Ndërkohë është e paqartë nëse Azalea planifikon të riplanifikojë shfaqjen e saj.

Iggy Azalea: I was not allowed to finish Saudi Arabia show after pants split

You may also like ...