Alketa Vejsiu dhe Georgina prezantuan në natën e tretë të festivalit të Sanremos, ku tërhoqën vëmendjen e të gjithëve. Mesa duket ato janë bërë shoqe në prapaskenë, madje kanë bërë dhe një foto së bashku.
Këtë foto e ka postuar Alketa në rrjetin e saj social “Instagram” me përshkrimin: “Me të mrekullueshmen Georginën ndamë skenën bashkë. Një bjonde, një brune, të dyja jo italiane, por e duam Italinë! Edhe Italia na deshi”.
Në postimin e moderatores nuk ka munguar as komenti i partneries së Cristianos: “Bukuri! Ishte kënaqësi”