Header

“Forbes” shpall gruan më të fuqishme në botë

Për të dytin vit radhazi, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shpallur nga revista “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë.

Politikania gjermane që mban këtë detyrë që prej vitit 2019, la pas Presidenten e Bankës Qëndrore Europiane Christine Lagarde, zv/Presidenten e SHBA Kamala Harris dhe Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Në vendin e pestë të revistës “Forbes” renditet këngëtarja amerikane Taylor Swift, e cila fitoi 850 milionë Dollarë nga turneu i saj botëror, që sipas Shoqatës Amerikane të Udhëtimit, ka thyer rekord. Këngëtarja 33-vjeçare është bërë miliardere falë këtyre të ardhurave.

Në listën e gjatë të “Forbes” përfshihen edhe emra të tjerë të njohur, si ish-prezantuesja televizive Oprah Winfrey që renditet në vend të 31, këgëtarja Beyonce në vendin e 36 dhe Rihanna në vend të 76.

You may also like ...