Header

Fansat e Matthew Perry, të përlotur i japin lamtumirën aktorit jashtë shtëpisë së “Friends”

Pas ndarjes nga jeta të Matthew Perry, fansa të shumtë të aktorit kanë bërë homazhe mbrëmjen e djeshme jashtë ndërtesës ikonike të “Friends” në lagjen “West Village” në New York.

Shiu nuk i pengoi qindra fansa të “Friends” në Manhatan të bënin homazhe për Matthew Perry, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare, duke lënë disa lule dhe shënime prekëse aty ku u filmua shfaqja.

“Ka qenë shfaqja ime e preferuar për aq kohë sa mbaj mend. Nuk mund ta imagjinoj ta shikoj tani pa u ndjerë thellësisht e trishtuar”, tha 29-vjeçarja Catherine Schmitt për Variety.

Njerëz të të gjitha moshave u mblodhën jashtë ndërtesës së apartamenteve gjashtëkatëshe në West Village në qendër të Nju Jorkut, ku ndër të tjera shkruanin “ku të gjithë humbëm një mik” dhe shkrepnin foto të vendndodhjes së famshme.

Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit të dashur.

 

 

You may also like ...