Header

Ellen DeGeneres nuk e ka paguar stafin

Nëse mendoni se padrejtësi të tilla ekzistojnë vetëm në Shqipëri, gaboheni rëndë.

Stafi i një prej emisioneve më të shikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Ellen Show” rrezikon të humbasë stafin.

Prej më shumë se 2 javësh, prezantuesja e famshme po e drejton emisionin e saj nga shtëpia ndërkohë që stafi është në mëshirë të fatit.

2 prej pjesëtarëve të stafit të emisionit kanë folur anonimisht për “Variety” se askush nuk i ka lajmëruar për pagesat mujore dhe se flitet se 60% e pagës së tyre do të hiqet për sa kohë transmetimi vazhdon në këtë formë.

Ajo çfarë i irriton 30 të punësuarit e “Warner Bros”, është se Ellen ka punësuar krejtësisht një staf të ri e të pavarur për bërë të mundur transmetimin e përditshëm nga shtëpia e saj në Kaliforni ndërkohë që stafi aktual i emisionit është tërësisht i kualifikuar për këtë gjë.

Askush nuk është njoftuar se si do të vijojë puna e tyre por pas këtij skandali, Ellen DeGeneres pritet të japë një deklaratë për faktin se i ka kthyer kurrizin të gjithë skuadrës së saj.

You may also like ...