Legjenda e motoçiklizmit, italiani Valentino Rossi festoi dje ditëlindjen e tij të 41-të, ndërsa dedikimin më të veçantë e mori nga e fejuara e tij, Francesca Sofia Novello, e cila zgjodhi vargjet e një kënge për t’i shprehur dashurinë.
“Kur të shoh në sy, humbas. Gëzuar ditëlindjen i dashur”, shkroi Francesca në Instagram, duke iu referuar tekstit të këngës së “Nessuno vuole essere Robin”, e Cesare Cremoninit, gjithashtu mik i pilotit të Moto GP.