Header

Dua Lipa feston ditëlindjen! Sa vjeçe bën ylli i muzikës botërore?

Dua Lipa feston sot 28-vjetorin e lindjes.

Dua Lipa lindi në Londër më 22 Gusht 1995. Ajo u rrit në West Hampstead, ku mori mësimet e para të muzikës, përfshirë violonçelin.

Dua u ndikua nga babai i saj në lidhje me muzikën i cili ishte këngëtari kryesor dhe kitaristi i grupit të famshëm rock të Kosovës, “Oda”.

Kur Dua bëri audicion për të hyrë në korin e shkollës, mësuesi i tha se ajo “nuk mund të këndonte”.

Ajo u zhvendos me familjen në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, mirëpo dëshira e Duas për të ndjekur pasionin ishte më e fortë.

Ndaj këngëtarja u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare, kohë kur nisi të ngarkonte këngët e saj cover në SoundCloud dhe Youtube.

Dua Lipa nënshkroi me një agjenci modelingu, duke e ndihmuar atë të fitonte një rol si “këngëtare” në një reklamë në ITV për The X Factor në 2013. Kështu, ajo fitoi një producent dhe një menaxher.

Në gusht 2015, Lipa publikoi këngën e saj të parë, “New Love”. Kënga e saj e dytë, “Be the One”, pati sukses europian në tetor 2015, duke arritur të renditet në vendet e para në top-lista.

Dua ka marrë vlerësime të shumta gjatë karrierës së saj duke përfshirë gjashtë çmime “Brit”, tre çmime “Grammy”, dy “MTV Europe Music Awards”,  një “MTV Video Music Award”, dy “Billboard Music Awards”, një “American Music Award” dhe dy “Rekorde Botërore Guinnes. Ajo u përfshi në listën “Time 100 Next në 2021”

Sot, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në mbarë botën dhe krenaria e çdo shqiptari!

You may also like ...