Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, njoftoi më herët në rrjetet sociale për ndarjen nga partneri i saj Markus Räikkönen. Por së fundmi Daily Mail ka publikuar dy foto të ish-bashkëshortit të saj, biznesmenit Markus Räikkönen në krahët e një vajzës misterioze
Media britanike shkruan se 37-vjeçari ka flirtuar dhe kërcyer me një vajzë, e cila dyshohet të jetë indiane dhe besohet se kishte shkuar me pushime në Finlandë.
Ndërsa mediat vendase kanë shkruar se Räikkönen, në gjendje të dehur, ka tentuar disa herë ta puthte vajzën teksa qëndruan në lokalin e natës në Helsinki deri në orët e para të mëngjesit.
Kriza mes dyshes u pa që gjatë Pashkëve muajin e kaluar kur Marin zgjodhi të pushonte në Paris me një grup miqsh, ndërsa burri i saj qëndroi në Finlandë.
Megjithatë, shkaqet e ndarjes janë ende të paqarta ndërsa vetë dyshja kanë kërkuar nga mediat të respektojnë privatësinë e tyre.
Gjatë vitit të kaluar vetë Sanna Marin u bë pjesë e disa skandaleve për shkak të festave të shfrenuara.
- Dani Alves mbetet në burg, refuzohet apeli i radhës
- PS kryeson në 54 bashki nga veriu në jug, “Bashkë Fitojmë” pritet të fitojë në 7 qytete