Ceremonia e çmimeve Golden Globes mblodhi shumë yje të famshëm në tapetin e kuq. Disa prej tyre u nderuan me çmime dhe si fitues përfituan edhe dhurata super luksoze. 500 mijë dollarë raportohet se shkoi një pako për vetëm një person e që përfshin udhëtime me jaht e më shumë se 35 dhurata luksoze.
Një nga dhuratat ishte udhëtim luksoz 5 ditë me jaht në Indonezi (50,000$) dhe eksperiencë 5 ditore në hotelin luksoz Ritz Carlton në Grand Cayman (20,000$).
Të pranishmit në Golden Globe morën gjithashtu artikuj të shumtë bukurie, duke përfshirë një maskë fytyre LED nga CurrentBody (380 dollarë), serum sysh prej tartufi (114 dollarë) dhe një krem prej 250 dollarësh nga Le Domain.
Përveç kësaj, çantat e dhuratave përfshinin artikuj të shumtë të ushqimit dhe pijeve luksoze si një shishe Komos Varietals (200 dollarë). Një i ftuar special mori gjashtë shishe verë më të shtrenjtë në botë, Liber Pater, një dhuratë me vlerë 193,500 dollarë. Një tjetër mori një palë vathë smeraldi Coomi x Muzo prej 69,000 dollarë.
- Dua Lipa ka vetëm një ankesë për Golden Globes
- Edhe në libër, Ilary Blasi zbulon të vërtetën e saj për fundin e dashurisë me Tottin