Çifti i ‘Love Island Albania’ i jep fund beqarisë! Arlindi dhe Ueda kurorëzojnë dashurinë e tyre
Pati një fund të lumtur historia e ciftit fitues të edicionit të parë të ‘Love Island Albania’. Arlindi dhe Ueda, i dhanë fund beqarisë, duke i thënë “po” njëri-tjetrit.
Me disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, çifti ka bërë me dije se tashmë janë burrë e grua.
Ueda, e veshur me një fustan të thjeshtë të bardhë dhe shumë klas mban në dorë certifikatën e tyre të martesës. “Mr. and Mrs.”, shkruhet në diçiturën e fotos së çiftit tashmë të sapomartuar!
Çifti së bashku janë në pritje të ëmbël dhe po presin të bëhen prindër të një vajze.
- Konfirmon Pallati, Kate Middleton ka punuar nga shtëpia pas operacionit
- Dashuria e ish-presidentit Obama për basketbollin