Header

Cardi B reagon pas sulmeve ndaj Will Smith

Së fundmi në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa lajme dhe akuza në lidhje me aktorin e njohur Will Smith, ku bëhet e ditur se ka pasur marrëdhënie seksuale me aktorin dhe mikun e tij Duane Martin. Rreth këtyre akuzave të shumta kanë qenë reagimet, sidomos ai i Jada Pinkett Smith që tha se zgjidhja e vetme për këtë ishte rruga ligjore pasi janë sajesa.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe këngëtarja e njohur në mbarë botën Cardi B, e cila ka mbështetur së fundmi Will Smith.

“Nuk më pëlqen ajo që njerëzit po i bëjnë Will Smith. Ndjehem sikur Will Smith është shumë njeri i mirë. Kam zbuluar se Will Smith është një Peshore… Si të tillë, ne sprovohemi, provokohemi dhe më pas kur agravojnë situatat, shpërthejmë aq shumë, saqë bëjmë gabime. Jemi kaq të çmendur, sa njerëzit thonë: “O Zot!””- tha ajo.

You may also like ...