Header

Bella Hadid i jep fund romancës me Marc Kalman

Bella Hadid  i ka dhënë fund romancës me partnerin Marc Kalman pas dy vitesh lidhje.

“Bella po lufton me presionin e famës. Ajo është përpjekur të kujdeset për veten që nga ndarja e tyre.”-thanë burime për median rozë, Page Six.

Ndarja e modeles vjen pasi ajo përballet me probleme shëndetësore që e shtynë atë të marrë pak kohë për të pushuar. 26-vjeçarja po merr trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes Lyme gjatë këtyre katër muajve të fundit.

Simptomat e sëmundjes ndryshojnë dhe zakonisht ndodhin gradualisht, ku më karakteristike është një skuqje që shfaqet në trup brenda tre deri në tridhjetë ditë nga pickimi i rriqrave.

Simptoma të tjera të sëmundjes mund të përfshijnë ethe, të dridhura, lodhje, dhimbje në trup, dhimbje koke, ngurtësi në muskujt e qafës dhe nyjet limfatike të fryra, ndërsa, nëse simptomat e para nuk trajtohen menjëherë, ato mund të shkaktojnë probleme të rënda, neurologjike dhe kardiake, si çrregullim i rrahjeve të zemrës, probleme me sytë dhe mëlçinë.

Përveç Bella Hadid, edhe emra të tjerë të njohur vuajnë nga kjo sëmundje si Richard Gere, Yolanda Foster, Avril Lavinge, Ben Stiller, Jane Alexander, George Bush, Justin Bieber, etj.

You may also like ...