Pasi mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj, gazetarja Anila Basha ka sjellë në jetë në fëmijë.
Ajo është bërë ditën e sotme nënë për herë të parë.
Mësohet se vogëlushi është i shëndetshëm dhe ai dhe e ëma janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aris është emri që ka zgjedhur Anila për birin e saj në kujtim të të atit Aristotel me të cilin ajo ka patur një lidhje mjaft të fortë.
‘Aristotel Basha erdhi në jetë në orën 11.37 të ditës së sotme. Im bir erdhi në këtë jetë në kohë koronavirusi, po do kemi ç’të tregojmë. Shpresojmë shumë që kjo situata e koronavirusit të përfundojë shpejt, që të shijojmë pranverën. Ju duam shumë’, shkruan ajo në Instagram.
- PD publikon videon: Rama gënjeu për sasinë e kiteve
- Përfaqësuesi i OBSH: Ecuria shumë mirë në Shqipëri