Flokët e gjata të errëta kanë qenë zgjedhja e Angelina Jolie prej vitesh.
Mirëpo, edhe këtë pranverë ajo guxoi të ndryshojë dhe tërhoqi vëmendjen me ngjyrën e re të flokëve.
Pra, tani aktorja është bjonde. Nëse shikoni fotot e Angelina Jolie ndër vite, është shumë e lehtë të vërehet se pamja e saj nuk ka ndryshuar shumë.
Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij Jill organizuan një banket shtetëror në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Mes të ftuarve ishin kryesisht përfaqësues të biznesit dhe politikës, por edhe Angelina dhe djali i saj i adoptuar Maddox.
Me atë rast, ajo tërhoqi vëmendjen me modelin e ri të flokëve. E ndërsa rrënjët e flokëve i ka lënë të errëta, ngjyra e saj bëhet më e hapur drejt majave.
Ajo gjithashtu tregoi flokët e saj të shkëlqyer më vonë në aeroport, kur po largohej nga Uashingtoni.
Më pas ka shfaqur një pamje shumë më casual dhe ka treguar se si i shkon në mënyrë perfekte modeli i ri i flokëve, pavarësisht nëse është një look joshës apo casual.
- Ed Sheeran dokumentar mbi jetën private: E sikletshme ta shikoj
- Iliri dhe Donaldi rikthehen sonte në shtëpinë e Big Brother