Header

64 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ka shkuar në 64 numri i personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, nga 697 teste te kryera. Regjistrohen sot 5 raste të reja, tre prej tyre shtetas italianë, një 80 vjecar dhe një 42-vjecar nga Kavaja. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Aktualisht në spitalin e Infektivit qëndrojnë të shtruar 32 pacientë .

SHPERNDARJA E RASTEVE SIPAS QYTETEVE
Tiranë 45 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

“Mos shkoni menjehere ne spital nese keni simptoma, lutemi te telefononi te numri 127. Kjo eshte menyra”, deklaroi

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali, atje ku virusi është përhapur frikshëm. Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar mbi 400 të vdekur.

You may also like ...