Dua Lipa shkëlqeu së fundmi me paraqitjen e saj sensacionale, një nga pamjet më të mira në tapetin e kuq në edicionin e 77-të të BAFTA Awards.
Këngëtarja 28-vjeçare, e cila pak ditë më parë publikoi këngën e saj të re “Training Season”, dukej tepër magjepsëse me një fustan me pelerinë të kuqe, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit ‘Levitating’ zgjodhi një fustan të kuq të gjatë deri në dysheme me një pelerinë të kuqe të përshtatshme të gjitha në një nuancë të kuqe pak më ndryshe se flokët e saj të kuq të zjarrtë.
Ajo shfaqi tiparet e saj të përsosura me grim të bronztë teksa pozonte me zjarr në tapet.
Dua Lipa dhe Margot Robbie janë shpalluar ndër personazhet e veshur më bukur në tapetin e kuq të “Bafta 2024”.
Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen në të gjitha mediat rozë pasi nuk kaloi në tapetin e kuq me të dashurin e saj të ri Callum Turner.
Edhe pse çifti i ri janë parë në disa dalje bashkë në javët e fundit ata zgjodhën që të mos parakalonin bashkë në tapetin e kuq.