Zac Efron mori së fundmi yllin e tij në Hollywood Walk of Fame. Gjatë fjalimit, aktori kujtoi kolegun e tij të ndjerë në 17 Again, Matthew Perry.
“Unë gjithashtu dua të përmend dikë që nuk është këtu sot dhe ky është Matthew Perry, i cili ishte aq i sjellshëm dhe bujar me mua ndërsa punuam në 17 Again. Bashkëpunimi me të dhe Burr Steers ishte shumë argëtues dhe me të vërtetë më shtyu dhe më motivoi. Në shumë mënyra, me të vërtetë më shtyu në atë kapitull tjetër të karrierës sime dhe për këtë, faleminderit shumë, Matthew”, tha Efron.Dyshja luajtën së bashku në komedinë e vitit 2009, në të cilën Efron luajti një version adoleshent të personazhit të Perry. Para vdeekjes së tij, aktori i ndjerë i Friends tha se do të dëshironte që Efron të luante atë në një film biografik.
Të pranishëm në ceremoni dhe për të mbështetur Efron në ditën e tij të madhe ishin bashkë-ylli i tij i Iron Claw, Jeremy Allen White, regjisori i filmit, Sean Durkin, Kevin Von Erich, të cilin ai luan në film dhe BFF e tij, Miles Teller. Në audiencë ishte gjithashtu Kenny Ortega, i cili drejtoi ekskluzivitetin e High School Musical.
- “Home Alone”/ Sa kushtojnë sot blerjet e Kevin të vogël?
- Jennifer Aniston zbulon bisedën e fundit me Matthew Perry