Header

Ylli më i ri i familjes: Vajza e Beyonce dhe Jay Z elektrizon skenën me të ëmën!

Beyonce kishte rezervuar një surprizë për fansat e saj në turneun në Londër. Turma u çmend kur vajza e çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy u shfaq në skenë për herë të parë si performuese. Ylli hitit ‘Crazy In Love’,  u pa duke kërcyer dhe kënduar së bashku me Blue Ivy, 11 vjeç, në stadiumin e Tottenham Hotspur.

Bashkëshorti i saj dhe babai i Blue, Jay-Z, e ??shikonte me krenari nga publiku, përkrah Kris Jenner dhe Dua Lipa.

Ylli më i ri i familjes kishte veshur një jumpsuit të kuq për t’iu përshtatur nënës së saj, ndërsa Beyonce kërcente përkrah saj dhe një mori të tërë kërcimtarësh mbështetës. Beyonce dukej çdo centimetër si nëna krenare teksa shikonte Blue të performonte në këngën e Kendrick Lamar, “Alright”.

Pasi përfundoi koncerti shumë krenare Beyonce në një postim në instagram shkroi: “E bukura ime e parë. Jam shumë krenare dhe mirënjohëse që jam mamaja jote. Na sjell kaq shumë gëzim, engjëlli im i ëmbël.’

Fituesja e Grammy-t postoi një klip të shkurtër me lëvizje të ngadaltë që tregonte vajzën e saj duke udhëhequr kërcimtarë të tjerë ndërsa ata filluan të kërcejnë në koreografi. Kjo ishte dalja e parë e Blue në skenë dhe me siguri pas suksesit të korrur edhe ajo do të ndjeki rrugën e prindërve të famshëm.

 

You may also like ...