Header

Ylli i futbollit kundër bashkatdhetares Shakirës: Pique është një person i mirë

Projektet e fundit muzikore të Shakirës janë dëgjuar dhe janë pëlqyer në të gjithë botën, veçanërisht në Kolumbi, ku ata e adhurojnë këngëtaren që ka valvitur flamurin e vendit të saj në çdo cep të planetit. Një tjetër figurë shumë e rëndësishme e Kolumbisë është James Rodriguez, i cili është një nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit.

Ai ka lënë gjurmë në ekipe të rëndësishme në botë si Real Madrid dhe Bayern, si dhe ka qenë kapiten dhe ylli i kombëtares kolumbiane. Së fundmi futbollisti kolumbian ka dhënë një intervistë për “Semana”, në të cilën flet për karrierën e tij, por edhe për Shakirën.

Kjo intervistë ka ngjallur shumë reagime në Kolumbi, pasi James flet për Gerard Pique, për të cilin thotë se, “E kam takuar disa herë, kështu që nuk mund të them gjëra të këqija për të. Për mua ai është një person i mirë”. I përballur me këmbënguljen e gazetarit se ish-lojtari i Barcelonës po përflitet si i keq, James nuk e ndryshoi mendimin e tij, “Ka shumë njerëz që e bëjnë këtë, për shkak të asaj që ndodhi. Por për mua ai është një person i mirë”.

I pyetur për Shakirën, ish-lojtari i Real Madridit donte të bënte të qartë se këngëtarja “e ka braktisur Kolumbinë për një vend më të mirë”. James, ndryshe nga fansat e yllit të muzikës, ka një mendim tjetër kur pyetet për këngët e Shakirës që kanë bërë xhiron e botës, si Te felicito, Monotonia, Music Sessions #53 me Bizarrap dhe TQG me Karol G.

Ai i përshkroi këngët diss të Shakirës si shumë ‘të vështira’. Ai thjesht nuk u pajtua me konceptin e kompozimit të një kënge diss. Ai përmendi se çdo gjë mund të rregullohej mes tyre pa ‘shfaqje’ publike. Duke marrë parasysh fëmijët e tyre të vegjël, ai pohoi se një diss i tillë ishte i panevojshëm.

You may also like ...