Header

Xhesika Berberi për Kiarën: Me Luizin i shikoj të lumtur

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë ne qendër të mediave rozë edhe pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’. E një koment për to e kishte edhe modelja Xhesika Berberi.

Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ajo tha se ka shumë vite që e njeh Kiarën, pasi kanë punuar dikur bashkë.

Modelja tha fjalët më të mira për të, duke shtuar se moderatoren me Luizin i sheh si një çift që duhen shumë.

“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë.

Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë”, tha Xhesika Berberi.

You may also like ...