Header

VIDEO/ Mbreti Charles dhe Camilla ndezin dritat e skenës së Eurovizionit

Mbreti i Anglisë, Charles III dhe Camilla kanë ndezur dritat e skenës ku do të zhvillohet kompeticioni i njohur i muzikës në botë, ‘Eurovizion’. Në faqen zyrtare të Eurovizionit në Instagram është publikuar momenti i veçantë i ndezjes së dritave.

Në sallën e madhe ku do mbahet festivali, ata janë takuar me Mae Muller, ekipin krijues të eventit dhe mikpritësit Julia Sanina dhe Hannah Waddingham. Prezantuesit e Eurovizionit të BBC Radio 2, Scott Mills dhe Rylan Clark janë takuar gjithashtu me çiftin mbretëror.

Bota numëroi mbrapsht dhe Charles dhe Camila zbuluan skenën mbresëlënëse. Camilla zgjodhi një veshje blu dhe Mbreti mbajti si gjithmonë të njëjtat kombinime ngjyrash.

https://youtu.be/iquNj88kGiU

Siç dihet, Britania do të jetë mikëpritësja e Eurovizionit të 67-të këtë vit në emër të fituesit të vitit të kaluar, Ukrainës.

Eurovision 2023 do të zhvillohet në Liverpool, pasi dy gjysmëfinalet do të mbahen më 9 dhe 11 maj dhe finalja e madhe të shtunën më 13 mars.

You may also like ...