Stilistja e njohur, Victoria Beckham, ka treguar se ka qenë e bullizuar në shkollë dhe kishte luftuar për të bërë miq.
49-vjeçarja teksa u hap për eksperiencën që përjetoi në atë kohë, tha se ndjehet shumë krenare që ka rritur një vajzë të fortë.
“Jam shumë krenare që kam rritur një vajzë të fortë dhe të kujdesshme. Duke u rritur, jam bullizuar shumë në shkollë dhe shpesh i them vajzës time se sa e rëndësishme është të jesh e sjellshme dhe ta mbrosh dikë që është bullizuar”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social “Instagram”.
Beckham gjithashtu publikoi një video të shkurtër nga një intervistë me Aleancën “Anti-Bullying”, ku zbuloi se e mësoi të bijën të jetë e sjellshme me të gjithë.
- Ben Affleck ‘kapet mat’ sërish me Jennifer Garner
- Rekord/ Një Ferrari e vitit 1962 shitet për 51.7 milionë dollarë