Header

Veterani i luftës mbledh 8 milionë paund në ndihmë të mjekëve

Një vetëran lufte 99-vjeçar në Bedfordshire të Britanisë së Madhe ka ndërmarrë një nismë për mbledhjen e fondeve për tu ardhur në ndihmë mjëkëve dhe infermierëvë që po luftojnë me COVID-19. Kapiten I ushtrisë në pension, Tom Moore ka grumbulluar deri më tani një shumë prej 8 milionë paund. Por mënyra që ai ka zgjedhur është teper e veçantë, duke shëtitur me ndihmën e një paterice të lëvizshme. 99-vjeçari u zotua të shëtiste 100 xhiro në kopshtin e tij përpara se të mbushë 100 vjeç, në fund të muajit prill.

“Asnjë moment nuk kam menduar që të arrijmë në shumën e parave që kemi tani, por një shifër e bukur e rrumbullakët do të ishte 10 milion (paund). Do të ishte thjesht një raund i bukur, por nuk e di. Gjithsesi jam vërtet shumë I kënaqur me mbështetjen që I është dhënë nismës”.

Kjo i ka dhënë Moore një motiv më shumë për të vazhduar më tej me mbledhjen e të ardhurave për shërbimin shëndetësor në Britaninë e Madhe, edhe pse veterani ka parashikuar të realizojë objektivin e tij me 100 xhiro të enjten.

“Për sa kohë që unë mund të eci në këmbë, për aq kohë sa njerëzit po japin para për të, unë do të vazhdoj të eci,” tha Moore.

You may also like ...