Pasi më herët u vendos taksa prej 5 Eurosh për vizitorët ditorë, qyteti i Venecias ndërmerr një tjetër nismë, e cila përpiqet të frenojë turizmin masiv.
Këtë here, autoritetet italiane do të vendosin një kufi për grupet turistike, i cili do të jetë deri në 25 persona, një vendim që do të hyjë në fuqi të enjten. Fëmijët deri në 2 vjeç nuk përfshihen në këtë numër. Gjithashtu do të ndalohet përdorimi i altoparlantëve që mund të shkaktojnë konfuzion dhe shqetësim tek vendasit.
Parkimi i grupit të vizitorëve të shoqëruar nuk do të lejohet në vendet ku ka një pengesë të qartë për qarkullimin e fluksit të këmbësorëve, veçanërisht në ura dhe në vendet e rezervuara për personat me aftësi të kufizuara.
Në rast se ka shumë grupe vizitorësh në të njëjtin vend, udhërrëfyesi që vjen më pas është i detyruar ta vendosë grupin e tyre në një distancë nga grupet e tjera që nuk shkakton ndonjë pengesë të dukshme për këmbësorët.
- Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
- Fansat e gjykojnë Kim Kardashian për look-un e ri: Nuk do të jesh kurrë si Marilyn Monroe