Ndodh shpesh që në rrjetet sociale të gjeni informacione të gabuara, të pasakta dhe të rreme. Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku në rrjetin social “TikTok” ka bërë xhiro një foto e Ronaldo Sharkës, në të cilën shkruhej:
“Vllai jonë qofsh i xhenetit”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar ashpër edhe vetë ish-banori i “Big Brother VIP” ku shprehet se ata që shpikin gjëra të tilla janë “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.
“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!
Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez muti”.
- “2 shotsa”, Luizi dhe Donaldi me një bashkëpunim muzikor
- Efi habit pas finales: Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës