Header

Usher ka njoftuar një turne në Europë në vitin 2025

Fansat e Usher në të gjithë kontinentin do të bërtasin “OMG”, pasi ylli i R&B ka njoftuar datat për shfaqjet e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

I freskët nga performimi në Super Bowl, transmetimi më i ndjekur në SHBA që nga zbarkimi në hënë në vitin 1969, këngëtari zbuloi planet për një seri shfaqjesh në Evropë në vitin 2025, në qytete si Paris, Londër, Amsterdam dhe Berlin  duke përfshirë tre takime në The O2 Arena në Londër.

Të titulluar “Past Present and Future”, performancat do të nxjerrin në pah të gjitha fazat e karrierës 30-vjeçare të Usher, nga albumi i tij debutues i vitit 1994 “My Way” deri tek albumi i tij i lëshuar së fundmi, “Coming Home”, albumi i tij i nëntë në studio, i cili u publikua më 9 shkurt.

Krijuesi i shumë hiteve ishte së fundmi në Evropë vitin e kaluar kur realizoi 8 koncerte në kryeqytetin francez.

Duke komentuar kthimin e tij në Evropë, Usher shprehet “Ky turne është njëkohësisht një festë e 30 viteve të fundit dhe një vështrim i shkurtër në të ardhmen. Ne sapo kemi filluar!”

Albumi doli pak para perfomancës së tij spektakolare në Super Bowl.

Usher's Past Present Future Tour Dates for Europe Announced

You may also like ...