Header

U shtrua në spital, vjen reagimi nga aktori Jamie Foxx!

Aktori i njohur Jamie Foxx u dërgua në spital për arsye shëndetësore disa ditë më parë. Ky lajm u dha nga vajza e tij Corinne Foxx me anë të një deklaratë, ku shpjegohej se aktori kishte pësuar një komplikacion që i duhej të shkonte menjëherë në spital. 55-vjeçari ishte duke xhiruar për filmin “Back In Action” në Atlanta.

Ndërkaq, së fundmi ka ardhur edhe reagimi i vetë aktorit. “Vlerësoj të gjithë dashurinë. Ndihem i bekuar!”, ka shkruar fituesi i “Oscars” në një postim në Instagram. Vajza e tij Corinne shkroi gjithashtu në Instagram për të falënderuar për mbështetjen që iu dha atij teksa ndante postimin e babait të saj, “Faleminderit për dashurinë!”.

Menjëherë pasi aktori u shtrua në spital, familja tha në një deklaratë se Foxx ishte ‘në rrugën e tij drejt rimëkëmbjes’, megjithëse ata nuk zbuluan se çfarë problemi mjekësor pësoi. DailyMail kontaktoi përfaqësuesit për media të aktorit dhe nuk mori një përgjigje. Foxx ka qenë së fundmi në Atlanta, Georgia, ku ka qenë duke xhiruar filmin e ri të zhanrit aksion/komedi “Back In Action”.

Kujtojmë që Foxx është një nga aktorët më të njohur të shekullit të 21-të, duke luajtur në filma klasikë si “Django Unchained” dhe “Any Given Sunday”.

You may also like ...