Tendencat e këpucëve që do të dominojnë këtë vit, jane zbuluar tashme!
Ne flasim shumë për rëndësinë e investimit në pjesët klasike; gjëra që do t’i rezistojnë kohës dhe që do t’i mbathni për vite me radhë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk na pëlqejnë trendët e sezonit. Tashmë kemi analizuar pistat e modës për të veçuar pesë ngjyrat më të njohura këtë vit, dhe tani ju tërheqim vëmendjen te një artikull specifik: këpucët, thote Telegrafi.
1. Këpucët me majë
Majat katrore kanë sunduar gjatë sezoneve të fundit, por për vitin 2023, dizenjatoret kanë “përvjelë mëngët” dhe po eksperimentojnë me silueta me majë.
2. Balerinat
Falë markave Miu Miu dhe The Row, këto këpucë ishin një nga trendët më të mëdhenj të vitit të kaluar. Nëse keni investuar tashmë në to, me kënaqësi do të dëgjoni se ato janë ende në modë edhe në vitin 2023, në versione saten dhe pelush.
3. Kristale, temina, argjend
Çantat me temina shumë të njohura këtë sezon dhe trendi i shkëlqyeshëm barten edhe në vitin 2023 në formën e këpucëve. Nga këpucët me taka deri te çizmet më të guximshme, këpucët me kristale janë në qendër të vëmendjes.
4. Dantella në një mënyrë të re
Nga çizmet e larta deri tek gjuri nga Givenchy deri tek takat e frymëzuara nga Ghillie të Jason Wu, këpucët për pranverë kanë marrë një formë të paparashikueshme korseje unike me një pjesë të përparme me lidhëse. Seksi, por shumë elegante, këto këpucë i imagjinojmë të kombinuara me fustane transparente apo një fund modern deri tek gjuri, vazhdon Telegrafi.
5. Çizmet e mëdha
Tendencat e çizmeve të vitit të kaluar ishin më shumë se delikate në krahasim me ato që do të sundojnë në 2023. Jemi kthyer me thembra të mëdha dhe po ecim me guxim dhe me zë të lartë.
6. Ngjyra metalike
Nuancat e arta dhe të argjendta janë të zakonshme në muajt e dimrit kur sezoni i festës është në ecje të plotë. Në vitin 2023, festa vazhdon gjatë gjithë vitit, me një sërë këpucësh (sidomos çizmet e gjata) në nuanca metalike.
7. Gishtat jashtë
Nëse e keni shtyrë pedikyrin, ky trend i këpucëve do t’ju bëjë të dëshironi të vizitoni sërish sallonin. Këpucët me majë të hapur janë shfaqur në një gamë të tërë markash – nga ACNE Studio tek Victoria Beckham, dhe në modelet më inovative.
8. Vinyl, PVC, goma
Për ata që duan të eksperimentojnë dhe të jenë të çuditshëm, ne kemi një lajm të mirë: këpucët e bëra nga vinyl, PVC dhe gome do të vishen ende në vitin 2023, dhe mendimi ynë konfirmohet nga Valentino, Coach, Huishan Zhang dhe shumë të tjerë.