Header

Tom Brady “refuzon” Irina Shayk

Irina Shayk edhe një herë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavarësisht ribashkimit të saj me Bradley Cooper, raportet e reja tregojnë se supermodelja po shijon një romancë të re me Tom Brady. Të dy morën pjesë në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick gjatë fundjavës.

“Ajo rrallëherë largohej nga ana e tij gjatë pritjes”, tha një burim për Irinën.

Sakaq, burimet zbuluan se bukuroshja ruse ishte fiksuar me Brady, sa po vuante për të tërhequr vëmendjen e tij. Pavarësisht se Shayk ishte mjaft e magjepsur prej tij, Tom Brady nuk u dorëzua.

Sipas informacioneve, ai i ka besuar një miku të tij se nuk ishte i interesuar për një lidhje romantike me modelen e Victoria’s Secret. Duket se Brady po përpiqet të përballet me divorcin nga Xhisiela, pasi deri më tani nuk ka interes të dalë me ndonjë femër.

You may also like ...