Header

The Weeknd iu përgjigjet kritikave për skenat e nxehta në ‘The Idol’

The Weekend mbrojti personazhin e tij të cilësuar nga shumë fansa si “të neveritshëm” në serialin shumë të diskutueshëm “The Idol” pasi një skenë grafike seksi i la shikuesit të tmerruar.

“Nuk ka asgjë seksi në të,” tha këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, për GQ të martën për skenën ku përfshihej personazhi i tij,Tedros. “Sidoqoftë, ju e ndjeni atë skenë, pavarësisht nëse është e sikletshme, ose ndiheni keq. Janë të gjitha ato emocione që shtohen: ky djalë është i përfshirë kokë e këmbë.”

Skena në fjalë paraqet Tedros në një moment të nxehtë me yllin e muzikës pop Jocelyn, të luajtur nga Lily-Rose Depp. Këngëtari pohoi se skena e seksit është portretizuar në një mënyrë të tillë sepse Tedros, një pronar misterioz klubi, “nuk mund ta besojë se ai është atje”.

“Ju e shikoni atë, dhe ky është një rezultat – Jocelyn mund të jetë rezultati më i madh që ka pasur ndonjëherë. Është shumë e qartë,” shtoi ai. “Ai hyn në këtë shtëpi duke parë përreth dhe thotë ‘Zoti dreq, a jam shumë i përfshirë? Kjo mund të jetë puna më e madhe që kam bërë ndonjëherë.”

Ndërsa Tesfaye mbroi skenën e bujshme, ai pajtohet se personazhi i tij shfaqet si një dështak.

“Ai është i neveritshëm, një psikopat” ka deklaruar ai. “Nuk ka asgjë vërtet misterioze apo hipnotizuese tek ai. Dhe ne e bëmë këtë qëllimisht me pamjen e tij, veshjet e tij, flokët e tij.”

Pas episodit të dytë shikuesit kritikuan ashpër Tesfaye pasi u transmetua skena, me shumë që e quajtën aktorin “pervers” dhe se kishin “humbur respektin” për Tesfaye pasi panë episodin.

You may also like ...