Header

Të izoluar: Monica tregon se Loriku fle gjithë ditën

Bashkëshortja e ish-kapitenit Lorik Cana, Monica, ka treguar sesi po e kalon këtë periudhë të vetëizolimit në shtëpinë e tyre në Romë.

Italia është në izolim mbarëkombëtar pasi numri i të vdekurve ka kaluar 1000 me 250 viktima vetëm në 24 orë.Por çfarë ndodh në shtëpinë e ish-kapitenit? Epo, Loriku fle pjesën më të madhe të kohës.

Kështu shprehet Monica ne foton e treguar në Instagram. Mes të tjerash Monika shprehet se ka frikë nga Koronavirusi dhe se është shumë e rëndësishme që të mbrojmë veten dhe të tjerët.

Ajo tregon se i lan duart për 20 sekonda sa herë që prek ndonjë send që vjen nga jashtë.Më pas, orët në vijim i kalojnë me fëmijët dhe aktivitete argëtuese si vizatimi në kushte shtëpie.

You may also like ...