Të famshmit si Kim Kardashian West, Rita Ora dhe Jaden Smith kanë shprehur mbështetjen e tyre prapa një iniciativë mjedisore, të ndërmarrë nga Cara Delevingne.
Vitin e kaluar, Cara Delevingne bashkë-themeloi iniciativën “EcoResolution” me mikun e saj Christabel Reed, një terapist i jogës dhe bashkëthemelues i platformës për ndryshime sociale, “Advaya”.
Qëllimi i “EcoResolution” është nxjerrja në pah e çështjeve në lidhje me krizën e klimës parashtrimi i mënyrave që njerëzit të mund të bëhen më të vetëdijshëm si pjesë e jetës së tyre të përditshme.
Në një video të re të shpërndarë në kanalin e “Advaya” në YouTube, disa fytyra të famshme përshkruajnë se çfarë e bënë “EcoResolution” për të bërë një ndryshim pozitiv.
Midis tyre përfshihet super ylli Kardashian West, e cila shprehet se rezolucioni i saj mjedisor është të ndjekë një dietë me bazë bimore, dhe Jack Black, i cili thotë se ai nuk ha më mish të kuq.
Jaden Smith thotë se dëshiron të “fillojë të punojë me kompani që po ndërtojnë shtëpi të qëndrueshme për njerëzit që kanë nevojë për to”, ndërsa Rita Ora thotë se do të “shmangë përdorimin e plastikës”.
Yje të tjerë të paraqitur në videon e fushatës përfshijnë Willow Smith, Priyanka Chopra dhe Karlie Kloss.
Duke folur për fushatën mjedisore, Delevingne theksoi se “kriza klimatike dhe ekologjike është kërcënimi më i madh me të cilin jemi përballur ndonjëherë”, duke shtuar se “e ardhmja e jetës në planetin tonë është në rrezik”.
Delevingne tha që ajo nisi hashtagun #MyEcoResolution si një mjet për të përdorur “platformën e saj për të mirë”, duke synuar të “frymëzojë të tjerët të mësojnë, të ndajnë dhe të zotohen në angazhimet e tyre për planetin”.
Në nëntor, u raportua se Delevingne ishte në mesin e disa personazheve të famshëm të profilit të lartë, të cilët kishin mbështetur një fushatë mjedisore nga Project Zero, duke theksuar nevojën për të mbrojtur oqeanet.
- Shkenca shpall Robert Patinson mashkullin më të pashëm në botë
- Foshnja lind e infektuar nga koronavirusi