Header

Surpriza e ditëlindjes së 35-të të CR7

Cristiano Ronaldo ditën e djeshme ka festuar 35-vjetorin e tij dhe këtë e ka bërë të ditur partneria e tij Georgina përmes disa postimeve në “Instagram”.

Fillimisht ajo postoi një foto në “Instastory” të Ronaldos me një tufë trëndafilash të bardha në dorë dhe i shkruan një urim të ëmbël.

“Për 1000 vite të tjera krah teje, të duam babi”.

Disa orë më vonë ajo hodhi një video ku tregohen momentet e surprizës së Ronaldos para një restoranti. Aty ishin mbledhur edhe miqtë e tij dhe një makinë superlukoze më një fjongo të kuqë.

Në këtë video Georgina shkruan: Urime për njeriun e jetës sime! Kjo dhuratë përcjell gjithë dashurinë e madhe që kemi për ty.

https://www.instagram.com/p/B8My4VLIIVp/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

You may also like ...