Cillian Murphy vazhdon të fitojë akoma më shumë njohje.
Aktori kryesor i filmit “Oppenheimer”, i cili fitoi Golden Globe 2024 për aktorin më të mirë, shpreson të marrë edhe Oscarin në shtëpi pasi u nominua në të njëjtën kategori.
Performanca e yllit irlandez ka marrë vlerësimin e kritikëve për rolin e tij në filmin e drejtuar nga Christopher.
Ishte parashikuar që Murphy të shkonte kokë më kokë me irlandezin Barry Keoghan, por ky i fundit nuk ka arritur të nominohet nga Academy Awards. Megjithatë, ylli i “Oppenheimer” do të përballet me Bradley Cooper [Maestro], Colman Domingo [Rustin], Paul Giamatti [The Holdovers] dhe Jeffrey Wright [American Fiction].
- Kim Kardashian pjesë e një seriali për jetën e Elizabeth Taylor
- Halle Bailey shpjegon pse e mbajti sekret shtatzëninë