Header

Sophie Turner dhe Joe Jonas drejt divorcit pas 4 vitesh martesë

Ata dukeshin si një ndër çiftet më të dashuruar të Hollywood, martesa e tyre mesa duket zgjati vetëm katër vite.

Joe Jonas dhe Sophie Turner  kanë vendosur të divorcohen.

“TMZ” raporton se këngëtari është konsultuar me të paktën dy avokatë dhe është në prag të përpilimit të dokumentacionit për t’i dhënë fund martesës. Burimet për median amerikane thonë se prej 6 muajsh çifti kishte “probleme serioze”.

Gjatë 3 muajve të fundit, Joe është kujdesur “thuajse gjithë kohës” për dy fëmijët e tyre të vegjël edhe pse është në turne. Aktualisht, fëmijët janë me të ndërsa ai dhe banda realizojnë koncerte në SHBA.

Në sytë e publikut çifti është kujdesur që gjithçka të duket sikur shkon mirë sepse janë paraqitur bashkë në evente të ndryshme. Por në javët e fundit, Joe nuk e ka mbajtur unazën e martesës. Ata kanë shitur edhe rezidencën në Majami, të cilën e blenë rreth një vit më parë.

Joe dhe Sophie u takuan për herë të parë në vitin 2016 ku nisën një romancë e cila e cila u finalizua me martesë në vitin 2019.

Çifti ka dy fëmijë, 3 vjeç dhe 1 vjeç.

You may also like ...