Header

Situata mes motrave Kardashian aspak paqësore, Kourtney shpërthen kundër Kim: Të urrej

“The Kardashians” janë rikthyer për sezonin 4 dhe janë gati të sjellin dramën.

Kim dhe Kourtney Kardashian nuk po e gjejnë dot gjuhën e përbashkët.

Çdo gjë nisi për shkak të dasmave të tyre. Teksa Kourtney e akuzoi Kim-in se kishte shfrytëzuar dasmën e saj me Travis-in, për të bërë biznes me “Dolce&Gabbana”, kjo e fundit i tha se i ka kopjuar dasmën me Kanye West, të cilën të dyja e zhvilluan në Itali dhe morën si këngëtar Andrea Bocelli-n.

Episodi i ri i “The Kardashians” shfaq tension mes vajzave, teksa gjatë një telefonate Kim dhe Kourtney shprehen:

“Je e lumtur? Je një tjetër njeri, ti na urren. Ti i mendon gjërat dhe mërzitesh. Edhe unë i mendoj dhe mërzitem”, thotë Kim.

“Ti je thjesht një shtrigë dhe të urrej”, Kourtney nga ana tjetër.

You may also like ...